Loading…
Kompany në telashe: Po e kopjon Guardiolan, është e neveritshme
  • 23/08/2019 | 19:43

Kompany në telashe: Po e kopjon Guardiolan, është e neveritshme

Kompany u kthye në Anderlecht me shumë bujë dhe ka nisur karrierën e menaxherit e lojtarit s’ka ku shkon më keq, dy pikë nga katër ndeshje, transmeton Gazeta Metro.


Asnjë fitore nga katër ndeshje, ai tanimë është akuzuar për arrogancë të madhe dhe ju është ulur roli i menaxherit në atë të kapitenit gjatë ndeshjeve. Anderelcht ka mbledhur vetëm dy pikë nga katër ndeshje.

Kthimi i tij në klubin e zemrës ishte menduar si kthim ëndrrash por shpejt u kthye në ankth për Vincent Kompany.

Kritikat nuk kanë të ndalur ndaj tij, ish sulmuesi i Anderlecht dhe i Kombëtares së Belgjikë, Marc Degryse, tha për të se “Nëse është i sinqertë si menaxher, ai nuk mund të jetë i kënaqur me veten si lojtar”.

Ish trajneri i Ajax, Aad de Mos ishte më i ashpri ndaj Vincent Kompany, e theksoi se nuk është e nevojshme të kopjohet një trajner tjetër “Kompany do të bëjë atë që bën Guardiola tek City dhe kjo më neverit.”/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë