Loading…

Kompjutera super të shpejtë falë dritësPrishtinë

  • 26/05/2019 | 09:47

Kompjutera super të shpejtë falë dritësPrishtinë

Në të ardhmen mund të kemi kompjutera shumë të shpejtë, falë një gjenerate të re memoriesh magnetike me zero konsum të energjisë, të ushqyer nga drita, transmeton Gazeta Metro.


Këto pajisje të reja, të përshkruara në revistën shkencore “Nature”, mund të përfaqësojnë zemrën e një gjenerate të re kompjuterësh me kursim energjie dhe janë ideuar në kërkimet e kryera nga universitetet e Lançesterit dhe Ratisbonës në bashkëpunim me atë holandez të Nimegas dhe Akademinë Ruse të Shkencave.

Aktualisht, serverat konsumojnë nga 2% deri në 5% të prodhimit botëror të energjisë dhe për më tepër kërkojnë sisteme ftohjeje të shtrenjtë për të larguar nxehtësinë e grumbulluar.

Dispozitivët e rinj, për më tepër, tregojnë autorët e këtij studimi, “nuk ushqehen nga elektriciteti, por nga dy impulse drite infra të kuqe dhe magazinojnë informacionet falë antenave të vogla që ndodhen sipër magneteve.

“Në këtë mënyrë, pajisjet e ardhshme të arkivimit të të dhënave do të arrijnë të kombinojnë prestacionet e larta me konsumet e ulëta të energjisë”, përfundojnë studiuesit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë