Loading…

Komshic mesazh ‘shërbëtorit’ të Vucicit: Kosova është shtet i pavarur dhe pikë

  • 30/10/2020 | 12:28

Komshic mesazh ‘shërbëtorit’ të Vucicit: Kosova është shtet i pavarur dhe pikë

 Kur bëhet fjala për shtetin e Kosovës, tre anëtarët e presidencës së Bosnjë e Hercegovinës kanë mendime jo të përbashkëta, shkruan Gazeta Metro.


Milorad Dodik, i cili njihet ndryshe si “Ciceroni” apo “shërbëtori” i presidentit serb Aleksandar Vucic, është njëri prej kundërshtarëve më të zëshëm në Ballkan kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj.

Por, ndryshe mendojnë dy anëtarët tjetër të presidencës boshnjake, kroati Zhelko Komsic dhe boshnjaku Sefik Dzaferovic janë pro njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kroati Komsic i ka dërguar një mesazh të qartë sot Dodikut dhe serbëve, ku ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se një çështje e tillë s’ka pse diskutohet.

“Kosova është një shtet i pavarur. Ky është fillimi dhe fundi i rrëfimit”, ka thënë Komsic, transmeton Gazeta Metro.

Komsic ka shtuar tutje se nuk po mundet të jetoj duke i bërë kosovarët armiq të boshnjakëve, pasi ata nuk janë dhe se duhet pranuar realiteti që Kosova është e pavarur.

Ai ka deklaruar se duhet që Bosnja dhe Kosova të punojnë bashkë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë