Loading…

Komshic u largua nga intervista: Vucic mbron gazetarin serb që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

  • 10/11/2021 | 14:21

Komshic u largua nga intervista: Vucic mbron gazetarin serb që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka komentuar sot lëvizjen e Zhelko Komshiqit, kryetarit të Presidencës së BeH-së, kur ka ndërprerë një intervistë me një gazetar të Tanjug, në të cilën kanë folur për gjenocidin në Srebrenicë.


Vuçiq iu referua edhe kallëzimit penal të ngritur kundër gazetarit të Tanjug për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Është diçka për të cilën mund të flisja më gjatë dhe nuk do të doja sot. Ajo që i ndodhi gazetarit të Tanjug gjatë intervistës me Komshiqin është tmerr, ia kalon fajin mbarë popullit serb, nuk është lajm për askënd. Ivas është gazetar i pavarur dhe ne do ta respektojmë profesionin e tij dhe të drejtën e qëndrimit”, tha Vucic, transmeton Tanjug.

Komshiq e ndërpreu intervistën për Tanjug pasi gazetari Marko Ivas tha se “në Srebrenicë është kryer një krim i tmerrshëm” dhe se nuk pajtohet me vendimet e gjykatave ndërkombëtare që ishte gjenocid

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë