Loading…

Komuna akuzohet për punësime familjare në “Ekohigjienë”

  • 10/12/2016 | 12:04

Komuna akuzohet për punësime familjare në “Ekohigjienë”

Komisioni i Zhvillimit Ekonomik i Partisë Demokratike në Gjilan nëpërmjet një komunikate shtypi ka akuzuar zyrtarët e Komunës se kanë bërë punësime familjare në kompaninë e pastrimit “Ekohigjiena”.


Sipas këtij komisioni, interesat biznesore dhe familjare të pushtetarëve kanë bërë që të degradohet dhe të zhvatet kjo kompani, duke bashkëpunuar edhe me partnerin privat “Moser Group”, e cila ka pjesën më të madhe të aksioneve në këtë kompani pastrimi.

Sipas këtij komisioni, zyrtarët komunalë kanë rehatuar familjarët e tyre në “Ekohigjienë”, duke filluar nga kryesuesja e KK-së Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila ka punësuar vëllanë dhe nipin.

Kurse kanë akuzuar shefin e Grupit të këshilltarëve të LDK-së në Gjilan se është duke përfituar në baza mujore nga 660 euro për lëshim toke me qira për shfrytëzim nga kompania e pastrimit.

Ndërsa Alban Qerimi, duke shfrytëzuar pozitën e tij si menaxher i ATK -së në Gjilan, ka punësuar dhëndrin, shpërfillur të gjitha procedurat, ku 4 ditë pas shkarkimit të drejtorit ai ia nënshkruan kontratën e punës, sigurisht për favorizime nga ky institucion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë