Loading…

Komuna e Drenasit fiton grantin me vlerë 546.646 euro për Mjedis të pastër

  • 25/11/2021 | 16:52

Komuna e Drenasit fiton grantin me vlerë 546.646 euro për Mjedis të pastër

Lajmin se komuna e Drenasit ka fituar grant për Mjedis të pastër, me vlerë 546.646 euro, e ka publikuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka falënderuar qytetarët, zyrtarët dhe kontribuesit për këtë arritje.


Lladrovci ka shkruar se do të vazhdojë me suksese.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Lajm i mirë për qytetarët e komunës së Drenasit, 546.646 euro është Granti i performancës komunale – Mjedis i pastër, të cilin sot, zyrtarisht e fitoi komuna e Drenasit. Falënderoj qytetarët, zyrtarët dhe të gjithë ata që i kontribuan arritjes së 73 pikëve dhe grantit, të financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Bashkimit Evropian, German Cooperation dhe GIZ-i gjerman. Vazhdojmë me suksese!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë