Mbështjetja e fëmijëve me aftësi të kufizuara, përfshierja në sistemin arsimor cilësorë, ofrimi i shërbimeve të edukimit jo formal, mungesa e buxhetit për implementimin e disa nga aktivitetetet ishin temë diskutimi në tryezën e mbajtur nga shoqata “Handikos” në Ferizaj me rastin e 3 dhjetorit Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, shkruan Gazeta Metro
Shoqata “Handikos” shpalosi disa nga aktivitetet e zhvilluara të sajë, nga kjo shoqatë në tryezë diskutimi të mbajtur sot me temën “Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara” për zhvillim të barabartë, gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm , u diskutua për sfidat e zhvillimit të aktiviteteve me implikime buxhetore.
Menaxherja e “Handikos” në Ferizaj Xhemile Murseli tregoi aktivitetet e shoqatës me fokus të veçantë mundësinë e zgjidhjes së problemit të sistemin arsimorë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
“Handikos duke i pasur në fokus fëmijët me aftësi të kufizuara është angazhuar në mbështjen e tyre dhe të familjarëve të tyre, me qëllim që këta fëmijë të jenë të përfshier në sistemin arsimorë, familjarët e tyre të kenë përkrahje në zhvillimin fizik, arsimorë, social të tyre, Handikos ka arritur të zhvillojë vizita në teren për të identifikuar fëmijë të papërfshirë në shkolla , gjithashtu janë ofruar sesione informuese, është ofruar shërbim i edukimit jo formal, natyrisht pritet që të mbahet edhe një puntori për të hartuar plane individuale të arsimit” theksoi Murseli
Enver Kosumi nga shoqata “Handikos” theksoi se shumë nga aktivitet që kjo shoqatë zhvillon nuk kanë pasur implikime buxhetore, kurse aktivitet që kanë kosto financiare nuk janë realizuar dhe se buxheti për aktivitet të tilla nuk figuron as në kornizën afatmesme buxhetore
“Pjesa dërmuese e 64% të aktiviteteve që janë zhvilluar apo janë në proces nuk kanë pasur implikime buxhetore, kështu që ka qenë më e lehtë mi realizu, aktivitetet të cilat nuk janë realizuar kanë pasur kryesisht kosto financiare, gjatë diskutimeve që i kemi parë në asamblenë komunale vlen të theksohet se edhe në kornizën afatmesme buxhetore nuk është ndarë buxhet për implementimin e strategjisë së aktiviteteve për personat me aftësi të kufizuara“ tha Kosumi
Nga vendet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara 3 dhjetori përkujtohet çdo vit si Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, kjo datë u caktuar nga OKB-ja, për të promovuar të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në të gjitha sferat e shoqërisë, si dhe zhvillimin e tyre duke rritur ndërgjegjësimin mbi situatën që ata gjenden në aspekte të tilla si politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe kulturore./gazetametro.net