Loading…

Komuna e Fushë-Kosovës nuk e di kush janë dy të infektuarit e sotëm: IKSHPK na dërgoi vetëm inicialet

  • 04/06/2020 | 23:23

Komuna e Fushë-Kosovës nuk e di kush janë dy të infektuarit e sotëm: IKSHPK na dërgoi vetëm inicialet

Në Komunën e Fushë Kosovës sot janë paraqitur edhe dy raste të reja me coronavirus.


Zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se sonte ka ndodhur një praktikë e re sa i përket njoftimit për personat e prekur me coronavirus nga IKSHPK.

“Ne si Shtab Emergjent në Fushë Kosovë kemi marrë lajmin nga IKSHPK vetëm njoftimin se nga komuna jonë janë infektuar dy persona dhe na janë dhënë vetëm inicialet e tyre dhe datat e lindjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se janë pak të hendikepuar me këtë praktikë pasi duhet të dërgojnë inspektoratin dhe t’i karantinojnë personat në fjalë.

“Është e pamundshme për momentin të karantinojmë personat në fjalë, por po shpresojmë se deri nesër do të na vijnë informacionet tjera”.

Topalli thotë se tashmë në Fushë Kosovës janë tetë raste aktive me COVID-19 ndërsa tetë persona tjerë rezultojnë të shëruar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë