Loading…

Komuna e Graçanicës financon me 20 mijë euro OJQ serbe që grumbullon të dhëna kundër UÇK’së

  • 04/12/2020 | 15:47

Komuna e Graçanicës financon me 20 mijë euro OJQ serbe që grumbullon të dhëna kundër UÇK’së

Zyrtari i SPS-it (Partia e Ivica Daciq), Zoran Angjelkoviq, më herët kishte ftuar serbët e Kosovës dhe të Serbisë që të dëshmojnë masivisht kundër UÇK-së, shkruan Gazeta Metro.


I ftuar në emisionin “Novo Jutro” ai deklaroj: “ I ftoj krejt familjet, minatorët nga Bellaçevci, miqtë dhe familjaret e tyre qe te shkruajnë nga një deklaratë. Nëse nuk dëshirojnë t’ia japin organeve të rendit le t’ia japin Qendrës për paqe dhe tolerancë (OJQ serbe në Kosovë) dhe ne do te gjejmë mënyrë t’ia dërgojmë Prokurorisë Speciale. Le ti dorëzojnë deklaratat ose organeve tona ose Qendrës për paqe dhe tolerance dhe ne merremi me ato”.

Së fundmi Komuna e Graçanicës ka ndarë fonde për projekte të OJQ-ve, e ndër përfitueset është edheorganizataserbe “Qendra për paqe dhe tolerancë”e përmendur nga Zoran Angjelkoviqe cila ka marrë mbi 20.000 euro.

Koordinatori i projekteve të kësaj organizate Stefan Filipoviq është analist politik i medies propaganduese ruse “Sputnik”, dhe admirues i madh kriminelit të luftës Ratko Mladiq.

Në profilin e tij në facebook, Filipoviq e ka të postuar një foto të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, me shkrimin “Gjeneral, i frikësohesh ndokujt? Vetëm Zotit, dhe më shumë askujt”, transmeton Gazeta Metro.

Filipoviq për“Sputnik”, pati deklaruar se “Në Kosovë që nga vitit 1999 krijohet kulti i religjionit atlantik për Amerikën dhe NATO-n, të cilat i kanë si zot të tyre. Kjo është pjesë e folklorit dhe Kosova dëshiron që të tregohet se janë më amerikanë se vet amerikanët”. Këtë deklaratë e ka dhënë në kohën kur po ngrihej përmendorja e birit të Presidentit tësapo zgjedhur të SHBA-së Joe Biden. Këtë përmendore dhe të tjera, ai i pati quajtur “okupim”.

“Kosova është e okupuar me kësi lloj përmendoresh dhe në Kosovë shumë universitete dhe rrugë mbajnë emrat e zyrtarëve amerikanë”, kishte thënë ai, transmeton Gazeta Metro.

Stefan Filipovic është pjesë edhe e një forumi serb prorus, i njohur si “Forumi Politik Serb”, me seli në Beograd. Përmes këtij forumi ai takohet me rusë të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë, siç është i dyshuari për spiunazh Sergey Belous.

Mediat ndërkombëtare dhe ato vendore në gjuhën shqipe kanë botuar dokumente të cilat flasin për financimin qëi ka bërë komuna e Graçanicës OJQ-ve të afërta me pushtetin, ku në këtë listë gjendet edhe “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” e cila ka marrë hiq më pak se 20,356.11 €.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë