Loading…

Komuna e Prishtinës anulon performancat live në ‘Prite n’shesh’

  • 31/12/2021 | 15:01

Komuna e Prishtinës anulon performancat live në ‘Prite n’shesh’

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në ‘Prite n’shesh’, transmeton Gazeta Metro. 


“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen performancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Sipas komunikatës nga komuna e Prishtinës aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

“Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat” thuhet në komunikatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë