Loading…
Komuna e Prishtinës ende pa lokacion për shtatoren e Anton Çettës.
  • 20/04/2019 | 08:26

Komuna e Prishtinës ende pa lokacion për shtatoren e Anton Çettës.

 Ka më shumë se gjashtë muaj që kjo shtatore ndodhet në atelienë e skulptorit Agon Qosa.Që nga tetori i vitit të kaluar, vepra kushtuar pajtuesit të gjaqeve, Anton Çetta, është gati për t’u vendosur në kryeqytet. Por, Komuna e Prishtinës ende nuk e ka caktuar një lokacion për shtatoren e porositur nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.


Opsione të ndryshme për lokacionin e vendosjes së shtatores, janë përmendur nga krerët komunalë, por një vendim i prerë ende nuk është marrë, transmeton KTV.

Në korrik të vitit që shkoi, Instituti Albanologjik i Prishtinës e refuzoi kërkesën që shtatorja e Çettës të vendoset në oborrin e këtij institucioni me arsyetimin se nuk është vend adekuat.

Shtatorja e shkrirë në bronz, ndodhet në atelienë e skulptorit në Ferizaj dhe Qosa thotë se vepra mund edhe të dëmtohet duke qëndruar në ambient të mbyllur.

Skulptori thotë se nuk e kupton neglizhencën institucionale për gjetjen e një vendi ku do të vendoset shtatorja.

Riza Krasniqi, anëtar i Këshillit Organizativ për shtatoren e Çettës, thotë se është i zhgënjyer me faktin që nuk po gjendet vendi për vendosjen e veprës.

Këshilli Organizativ për vendosjen e shtatores së Çettës është duke pritur një takim me të parin e Prishtinës.

Selim Pacolli, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, thotë se janë tri lokacione brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës që aktualisht po shqyrtohen për vendosjen e shtatores.

Shtatorja e Anton Çettës ka kushtuar 60 mijë e 800 euro. Problemet për lokacionin se ku do të vendoset kanë nisur para më shumë se dy vjetësh. Mospajtimet ndërmjet Institutit Albanologjik, me Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë e Arsimit, kishin bërë që të skadonte edhe afati për vendosjen e shtatores.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë