Loading…

Komuna e Prishtinës ende s’ka mbajtur seancë këtë vit

  • 17/03/2017 | 09:09

Komuna e Prishtinës ende s’ka mbajtur seancë këtë vit

Janë bërë gati tre muaj dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës ende nuk e ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit.


Ndonëse me Ligj parashihet se çdo muaj të ketë nga një mbledhje, një e tillë nuk ka arritur të koordinohet mes ekzekutivit dhe legjislativit të Komunës së Prishtinës.

Por, si duket me një inicim të kryesuesit të Kuvendit, Halim Halimi, është arritur një ujdi që të mbahet mbledhja e parë për këtë vit.

Koha Ditore shkruan se Halimi- i cili i ka shkruar një letër kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, në lidhje me nevojën për të organizuar mbledhjen, ka marrë përgjigje pozitive në letrën e tij.

Halimi, edhe muajin e kaluar pati marrë një iniciativë për mbajtjen e një mbledhje por, ajo ka dështuar të mbahet, meqë nuk ka pasur marrëveshje paraprake me Ekzekutivin për organizimin e mbledhjes së Komitetit dhe Financave, e as të mbledhjes së Asamblesë, pasi që Ekzekutivi nuk u ishte përgjigjur letrave të Halimit.

Ndërsa, këta të fundit kanë akuzuar kreun e KK-së se është sjellë me shpërfillje ndaj Ekzekutivit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë