Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se tetë lokale janë gjobitur për këtë gjë, teksa 21 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të orarit të punës, shkruan Gazeta Metro.
Përmes, një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se pesë gjoba janë në shumën prej 1000 eurosh për tejkalim të decibelëve, tri gjoba janë ndarë në shumën prej 2000 eurosh për tejkalim të decibelëve të lejuar për herë të dytë.
21 lokale janë gjobitur ndërkaq, për tejkalim të orarit të punës.
Gjoba e tyre është në shumën prej 500 eurosh.
“Ne të gjithë e dimë që qetësia dhe komoditeti në shtëpitë tona janë thelbësore. Dhe për të siguruar që të jetojmë në një mjedis të qetë dhe pa stres, rregullorja është e qartë: Ndotësit akustikë do të ndëshkohen!” ka thënë mes të tjerash Rama.