Loading…

Komuna e Prishtinës mohon dorëheqjet e zyrtarëve komunalë që u zgjodhën deputetë

  • 06/07/2017 | 16:50

Komuna e Prishtinës mohon dorëheqjet e zyrtarëve komunalë që u zgjodhën deputetë

 

Komuna e Prishtinës demanton lajmin e përhapur për një varg dorëheqjesh si rrjedhojë e zgjedhjeve të 11 qershorit.


KQZ ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe asamblistët që të deklarohen se cilin pozicion do të mbajnë, por jo edhe nga drejtorët dhe personat e tjerë të emëruar.

“Për këtë arsye, lajmi i publikuar për dorëheqjen e 4 zyrtarëve komunalë është i pavërtetë. Se kush do qëndrojë në Komunë, e kush do të kontribuojë nga Kuvendi i Kosovës, do të merret vesh pas certifikimit të rezultateve, dhe për çdo ndryshim Komuna do të iu njoftojë me kohë”, thuhet në njoftim.

Reagimi ka ardhur pas këtij lajmi: Prishtina mbetet pa Dardan Sejdiun, Liburn Aliun, Arbërie Nagavcin e Fitore Pacollin.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë