Foto ilustrim
Kanë filluar punimet për zhbllokimin e disa familjeve në fshatin Svircë, në brezin kufitar me Serbinë.
Megjithëse ky fshat është në territorin e Kamenicës, punët për zhbllokimin e rrugës 10 kilometërshe po i kryen Komuna e Prishtinës, raporton KTV.
Banorët thonë se disa nga familjet që kanë mbetur të bllokuara për më shumë se një javë, nuk kanë as energji elektrike.
Ata akuzojnë Komunën e Kamenicës e cila nuk u ka dalë në ndihmë përkundër thirrjeve.
Ndërkohë, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, po i ndihmon banorët e kësaj zone, për shkak se Komuna e Kamenicës nuk ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë.
Ndryshe, pos Svircës, ekipet e Komunës së Prishtinës kanë ofruar ndihmë edhe në pastrimin e rrugëve në fshatrat Zajqevc e Tugjec, të cilat çojnë në pikën kufitare në Kapi, e që ishin vështirë të kalueshme.