Loading…

Komuna ia mbylli klubin e natës, pronari sulmoi inspektorin e Pejës

  • 16/11/2019 | 14:11

Komuna ia mbylli klubin e natës, pronari sulmoi inspektorin e Pejës

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Pejës, Leotrim Murtezaj është sulmuar fizikisht nga pronari i një diskoteke, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori Murtezaj është sulmuar nga pronari i diskotekës “Arturs”, Ardian Qelaj dhe një tjetër person të cilët ndodhën në arrati pasi po kërkohen nga policia e Kosovës.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Mësohet se Murtezaj ka qenë se bashku me inspektorin e ndërtimit Mentor Beqiri dhe dy persona tjerë në një bar duke pirë kafe, ku fillimisht ka filluar edhe sulmi verbal në mes të Qelajt dhe inspektorit të ndërtimit, për të përfunduar me rrahjen e kryeinspektorit.

Leotrim Murtezaj, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Pejës ka thënë për lajmi.net se ky akt është sulm ndaj inspeksionit komunal, derisa ka treguar ecurinë e ngjarjes.

“Kam qenë bashkë me një inspektor të ndërtimit dhe dy kolegë të tjerë komunal. Kanë ardhur disa persona, të cilët kanë pasur probleme ligjore me inspektoratin e ndërtimit. Mandej, kohën e fundit kemi pasur probleme ligjore me ta edhe për shkak të mbylljes së diskotekës së tyre. Komuna e pat marrë këtë vendim pasi nuk lejohet diskotekë në zonën urbane. Pra, ne jemi ballafaquar verbalisht pak me ta në të kaluarën. Ata duke konsideruar se ne ua kemi bërë qëllimisht, kanë ardhur dje dhe kanë provokuar. Fillimisht na gjuajtur me fjalë e pastaj më kanë sulmuar mua me gota të birrës dhe pastaj fizikisht. Për shkak të lëndimeve trupore kamë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Murtezaj.

Mësohet se në lokal ka pasur kamera dhe është regjistruar e tërë ngjarja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]o.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë