Loading…

Komuna punëson djalin për të pastruar varrezat e familjarëve të tij të masakruar

  • 07/03/2017 | 10:29

Komuna punëson djalin për të pastruar varrezat e familjarëve të tij të masakruar

Djali që shihet duke qajtur në masakrën e Reçakut, atëherë ishte 16 vjeçar. Metush Ramadani, po qante për familjarët e tij që i ishin masakruar në Reçak nga kriminelët e ushtrisë serbe.


Sot, sikur të mos mjaftonte humbja e familjarëve, ai është punësuar për të mirëmbajtur këto varreza nga Komuna e Shtimes.

Ndërkohë, një qytetar i Shtimes ka pyetur se a mund të quhet si normal ky punësim, duke pasur parasysh që ai do të takohet përditë me ‘të kaluarën e tij’.

Metushi është punësuar nga komuna për t’i mirëmbajtur varrezat, aty ku janë edhe familjarët e tij që ishin masakruar.

ds-gf-dfgd

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë