Loading…

Komuniteti shqiptaro-amerikan, mbështetje platformës shqiptare në Maqedoni

  • 13/03/2017 | 13:29

Komuniteti shqiptaro-amerikan, mbështetje platformës shqiptare në Maqedoni

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Çikago ka ofruar mbështetjen për platformën shqiptare, duke ftuar Shqipërinë dhe Kosovën të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Maqedoni.


“Presidenca e komunitetit shqiptaro-amerikan vendosi njëzëri për të mbështetur deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, e njohur si platforma shqiptare. Ne mirëpresim unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni dhe angazhimin kushtetues të dy shteteve shqiptare në Ballkan, në këtë moment të vërtetë dhe delikat për të dhënë një kontribut të rëndësishëm historik në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni”,- thuhet në deklaratë.

Komuniteti shqiptaro-amerikan jo vetëm që mbështet platformën shqiptare, por edhe insiston në zbatimin e plotë të pikave të platformës.

“Ne shpresojmë se platforma do të bashkojë faktorin politik shqiptar për zbatimin e plotë dhe për të parandaluar më tej defaktorizimin e shqiptarëve dhe vendin e tyre në Maqedoni”,- thuhet më tej në deklaratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë