Loading…

Konate drejt largimit nga Liverpool, dështojnë negociatat për vazhdim të kontratës

  • 29/05/2026 | 09:33

Konate drejt largimit nga Liverpool, dështojnë negociatat për vazhdim të kontratës

Mbrojtësi francez Ibrahima Konate është pranë ndarjes me Liverpoolin, pasi bisedimet për rinovimin e bashkëpunimit mes palëve nuk kanë prodhuar marrëveshje.


Sipas mediave britanike, klubi nga “Anfield” dhe futbollisti nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për kontratën e re, duke bërë që largimi i tij në fund të sezonit të konsiderohet pothuajse i sigurt.

Qendërmbrojtësi iu bashkua skuadrës angleze në verën e vitit 2021 nga RB Leipzig dhe gjatë qëndrimit të tij u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të repartit defensiv. Ai regjistroi 181 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar edhe në sukseset e klubit në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Pas katër sezonesh me fanellën e “The Reds”, 27-vjeçari pritet të nisë një aventurë të re, ndërsa interesimi për të nuk mungon nga disa prej ekipeve më të njohura evropiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë