Loading…

Koncert kushtuar sopranos ruso-shqiptare

  • 07/12/2016 | 11:26

Koncert kushtuar sopranos ruso-shqiptare

Për të nderuar punën dhe veprimtarinë e soprano ruso-shqitpare Nina Mula, Teatri Kombërtar i Operas dhe Balteti në Tiranë dhe Inva Mula organizojnë koncert me rastin e 85 vjetorit të lindjes së saj.

Koncerti do të mbahet më 8 dhjetor, duke filluar ora 19:00 në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë.

Nina Mula ishte soprano ruso-shqitpare pasi që kishte lindur në Izhevsk të Rusisë por pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në Shqipëri.

Pas ardhjes së saj në Shqipëri shumë shpejtë u emruar si soliste pranë TKOB-it në Tiranë, pasi qe në pension doli shumë herët ajo ndërkohë iu përkushtua mësimdhënies.

Gjatë aktivitetit të saj në TOB, Mula ka realizuar një numër të madh të roleve kryesore nga operat e kompozitroëve shqiptarë dhe nga literaturë botërore, po gjithashtu edhe një sërë koncertesh me një repertor të pasur dhe të larmishëm si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si në Çekosllovaki, Rusi, Lituani, Ukrainë, Letoni etj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë