Loading…

Koncert me shfaqje unike nga bateristët e rinjë të Kosovës

  • 18/06/2019 | 23:30

Koncert me shfaqje unike nga bateristët e rinjë të Kosovës

Për të gjashtin vit radhazi, Tony Drum Studio- shkollë e profesionalizuar për trajnimin e bateristëve të rinjë, organizon koncertin për gjeneratën e re të bateristëve.


Me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, bateristë/e të rinjë të përcjellur live nga muzicientë profesionistë dhe këngëtarja Vala Mulliqi do të japin një shfaqje unike – e vetmja e llojit të tillë në Kosovë, transmeton KultPlus.

Për këtë qëllim, ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë shfaqje unike me datën 24 qershor 2019, ora 19:00 në Kino Armata në Prishtinë.

Tony Drum Studio është themeluar në vitin 2013 dhe është shkolla e parë e suksesshme për bateri në vendbanimet shqiptare. Tony Drum Studio ka fituar për dy vite me radhë Festivalin Ndërkombëtar të Perkusioneve “Art-In”. Kjo studio menaxhohet duke u bazuar në iniciativën e themelusit të saj dhe me financim të pjesërishëm nga studentët.

Hyrja për këtë koncert është falas.

Faleminderit dhe mos hezitoni të na kontaktoni për informata shtesë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë