Loading…

Koncert protestë: Për tokën, për ajrin, për ujin, për jetën

  • 31/10/2016 | 20:03

Koncert protestë: Për tokën, për ajrin, për ujin, për jetën

Në një maratonë artistike të paprecedentë, shumë artistë u mblodhën nga Europa, Shqipëria dhe Kosova në Valbonë dhe Tiranë për të protestuar kundër importit të plehrave dhe kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës.

mos-ma-prek-valbonen

Me thirrjet “Mos Ma Prek Valbonën” dhe “Jo Plehrave në Shqipëri”, disa mijëra shqiptarë u mblodhën në Tiranë mbrëmjen e të dielës, të thirrur nga një grup artistësh nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kënduan falas në një koncert-protestë për dy kauza të rëndësishme mjedisore, ndërkohë që media konvencionale ruajti një heshtje të pazakontë.

eda-elina

Maratona artistike për protestë u organizua nga Eda Zari dhe Elina Duni, të cilat ftuan një numër të madh artistësh nga Shqipëria dhe Kosova për dy koncerte falas, i pari në Valbonë më 29 tetor dhe i dyti në Tiranë, më 30 tetor

Artistët dhe aktivistët deklaruan se do të vijojnë të kërkojnë anulimin e plotë të hidrocentraleve në Valbonë dhe të ligjit të importit të plehrave ndërsa theksuan se mungesa e mbulimit mediatik vështirë se do të mbysë zërin e qytetarëve.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë