Loading…
Koncerti skandaloz i Jim Morrison: I dehur dhe me qengj në skenë |PAMJE
  • 07/03/2019 | 15:52

Koncerti skandaloz i Jim Morrison: I dehur dhe me qengj në skenë |PAMJE

Me 1 mars të vitit 1969 sheshi kryesor i Majemit ishte stërmushur me 6 mijë njerëz që prisnin koncertin e grupit të njohur muzikor “The Doors”, por askush nuk e pritte që ajo natë do të njihej përgjithmonë si  “Incidenti i Majemit”, trasnmeton Gazeta Metro.


Koncerti i parashikuar për në Majemi shkoi keq që në përgatitje. Morrison nuk hipi në avionin që do ta çonte bashkë me pjesën tjetër të grupit në Majemi për të bërë provat dhe për shkak të një zënke me të fejuarën, humbi edhe avionin e dytë. Pas disa orësh në lokalin e aeroportit, mbërriti në Majemi 20 minuta më vonë se orari kur duhej të fillonte koncerti, krejtësisht i dehur.

Pak pas fillimit të koncertit, Morrison nisi të fyente spektatorët, duke i quajtur “idiotë të ndyrë”, i hoqi kapelen një polici që ndodhej pranë skenës dhe e hodhi në turmë, ndërsa gjëja më e çuditshme e asaj nate ishte kur në një moment mori në krahë një qengj të vogël, duke thënë se kafsha e gjorë ishte shumë e vogël për të bërë seks. Më pas, Morrison nisi të zhvishej në skenë duke u kërkuar të pranishmëve të bënin të njëjtën gjë. Gjithçka përfundoi me degjenerimin e situatës dhe ndërhyrjen e policisë, në një koncert që nuk zgjati as një orë.

Sjellja e Jim Morrison gjatë koncertit të Majemit, përveç alkoolit, u ndikua edhe nga një shfaqje eksperimentale që kishte parë një javë më përpara në Los Angeles. Spektakli jepte mesazhin politik “revolucionar” sipas të cilit ndryshimi mund të vijë vetëm përmes refuzimit të çdo rregulli konvencional.

Për t’u rikthyer te ngjarja e Majemit e 1 marsit 1969, Jim Morrison u akuzua se kishte hequr pantallonat duke kryer veprime të turpshme në skenë. Megjithëse kishte dëshmi kontradiktore dhe nuk kishte asnjë fotografi që të tregonte se kjo gjë ishte e vërtetë, Jim Morrison u dënua me gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 500 dollarësh. Por dënimi nuk u zbatua, pasi avokatët e tij e apeluan. Megjithatë, gjyqi i apelit nuk u zhvillua kurrë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë