Loading…

Konferenca ekonomike evropiane zhvillohet në Poloni

  • 11/05/2017 | 14:25

Konferenca ekonomike evropiane zhvillohet në Poloni

Konferenca e 9-të ekonomike europiane zhvillohet nga e mërkura deri të premten në qytetin jugor të Polonisë, Katowice.


Ky është forumi më i rëndësishëm ekonomik i vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Mbi 8 mijë pjesmarrës nga Polonia, Europa, Azia dhe Afrika marrin pjesë në konferencën që fokusohet në sfidat kryesore europiane dhe të ardhmen e zhvillimit europian.

Në agjendën e Konferencës përfshihen çeshtje sociale dhe ekonomike, si reforma politike e BE-së, ekonomia e BE-së pas Brexit-it, revolucioni i katërt industrial, energjia dhe investimet e huaja në Europën Qendrore dhe Lindore.

Gjatë punimeve të konferencës do të zhvillohen rreth 130 seminare, ndër të cilat do të diskutohet dhe për bashkëpunimin e ardhshëm midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, kuptimi dhe e ardhmja e nismës së Kinës “Një brez, një rrugë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë