Loading…

Konferenca me temën “Kadare në Letrat Botërore”, organizimi i radhës në nder të shkrimtarit

  • 26/01/2021 | 16:54

Konferenca me temën “Kadare në Letrat Botërore”, organizimi i radhës në nder të shkrimtarit

Përvjetori i 85 e gjen Kadarenë si strumbullarin e një varg evenimentesh në ndër të veprimtarisë krijuese të tij, me të cilën është bërë i njohur dhe i vlerësuar edhe në nivel botëror, shkruan Gazeta Metro.


Pos Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizim për ditëlindjen e 85 të Ismail Kadaresë do të realizoj edhe Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Kjo e fundit ka njoftuar për këtë konferencë, përmes një postimi në rrjetet sociale:

Në nderim të veprimtarisë dhe me rastin e 85- vjetorit të shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit do të organizojë Konferencën me temë “Kadare në Letrat Botërore”.

Konferenca do të organizohet më datë 28 Janar 2021, në orën 11:00, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. / GazetaMetro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë