Loading…

Konferencë në Beograd, kërkohet që BE t’i japë datë të dyja vendeve

  • 17/10/2019 | 16:58

Konferencë në Beograd, kërkohet që BE t’i japë datë të dyja vendeve

Ish zyrtarja e lartë e BE’së, Ketrin Eshton ka njoftuar se njëra ndër arsyet e konferencës së mbajtur në Beograd është firmosja e Marrëveshjes së Prespës, e cila ishte shumë e vështirë për tu arritur, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka thënë se është e vetëdijshme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dëshirojnë perspektivë të qartë Evropiane dhe kornizë kohore.

“Në sundimin e së drejtës dhe në luftën kundre korrupsionit dhe krimit të organizuar punoni për veten tuaj dhe unë jam e bindur se ardhmëria juaj është në BE dhe unë mezi e pres këtë”-tha Ketrin Eshton, ish-zyrtare e lartë e BE-së, shkruan Alsat-M, transmeton Gazeta Metro.

Pjesa më e madhe e panelistëve në Beograd, kanë pasur qëndrim pozitiv që BE ti japë datë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ata kanë porositur se shtyrja e datës do të japë sinjal negativ për rajonin e Ballkanit.

Drejtoresha e Ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Suzane Shic, tha se sipas Gjermanisë, BE-ja nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe shpreson në vendim pozitiv për Shkupin dhe Tiranën.

“Pajtohem me shumë skeptikë se Shqipëria ka shumë më shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, por këtë më së miri do ta bëjë nëse është në tavolinën negociuese me BE-në. Nëse themi JO në këtë proces, ne do tu bëjmë shërbim atyre që nuk e duan sundimin e së drejtës dhe pengimin e korrupsionit në rajon”, theksoi Suzane Shic.

Ndërsa drejtori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Europën kontinentale Frederik Mondoloni, tha se vendi i tij pa hamendje e sheh Ballkanin perëndimor në BE.

“Dera nuk është e mbyllur. Ne nuk themi JO. Këshilli i Evropian është i ndarë, ne themi po por vendet patjetër ti plotësojnë kushtet”- tha Mondoloni.

Në debatin në Beograd, Frederik Mondoloni, i cili ka qenë ambasador i Francës në Serbi, shtoi se “status quo-ja” mes Kosovës dhe Serbisë është situatë shumë e rrezikshme.

Sipas tij vendet urgjentisht duhet të arrijnë marrëveshje për çështjet e hapura. /gazetameto.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë