Pas shtatë viteve të kaluara te Real Madridi, Gareth Bale është shumë afër rikthimit në Premier Ligë dhe përsëri te Tottenham Hotspur, transmeton Gazeta Metro.
Reprezentuesi uellsian mund të bëj një rikthim sensacional te Tottenham Hotspur, me agjentin e tij që ka konfirmuar bisedimet.
“Gareth ende e do Tottenhamin dhe ne jemi në bisedime me ta. Është vendi ku dëshiron ai të jetë” – ka thënë Jonathan Barnett për ‘BBC’.
31 vjeçari në vitet e fundit është përfshirë shumë pak në planet e klubit madrilen dhe largimi i tij gjatë afatit kalimtar të verës duket i mundur.
Sot gjithashtu është raportuar se në marrëveshje shkëmbimi mund të përfshihet edhe Dele Alli. /gazetametro.net