Loading…

Konfirmohen dy raste pozitive me koronavirus te Atletico Madridi, pak ditë para ndeshjes ndaj Leipzigut

  • 09/08/2020 | 21:41

Konfirmohen dy raste pozitive me koronavirus te Atletico Madridi, pak ditë para ndeshjes ndaj Leipzigut

Pak ditë para ndeshjes ndaj Red Bull Leipzigut në Ligën e Kampionëve, Atletico Madridi ka marrur një lajm të keq. Dy persona nga klubi i tyre kanë rezoltuar pozitiv me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.


Më 13 gusht, në stadiumin ‘Estádio da Luz’ në Lisbonë të Portugalisë, Leipzig dhe Atletico Madrid do zhvillojnë ndeshjen çerekfinale.

Por, pak ditë para kësaj ndeshje, klubi spanjoll është alarmuar. Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, Atletico Madrid ka njoftuar se dy persona kanë rezoltuar pozitiv me koronavirus. Klubi spanjoll gjithashtu ka njoftuar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

Atletico Madrid nuk dhënë detaje tjera dhe ende nuk dihet nëse personat e infektuar me koronavirus janë futbollistë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë