Loading…

Konfirmohen raportimet e Metros: Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e reja

  • 19/08/2019 | 12:37

Konfirmohen raportimet e Metros: Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e reja

Siç ka raportuar edhe Metro para disa ditëve, partitë politike kosovarë edhe zyrtarisht janë pajtuar që data e zgjedhjeve të jetë e diela e 6 tetorit, shkruan Gazeta Metro.


Metro nga burimet e saj brenda partive pati mësuar se data e zgjedhjeve do të jetë me 6 tetor, për këtë kanë rënë dakord partitë kryesore në vend.

Këtë sot e ka pranuar para mediave dhe pas takimit me kreun e LDK’së, Isa Mustafa edhe Shpend Ahmeti, madje ai e zbuloi datën e njëjtë.

“Data e zgjedhjeve do të jetë 6 tetori” ka thënë shkurt Ahmeti, transmeton Gazeta Metro.

Por, diçka e veçantë që është gjatë këtyre zgjedhjeve dhe dallon prej të tjerave, është se fushata zgjedhore do të mbahet vetëm 10 ditë.

Kjo fushatë e shkurtër nga partitë kosovare do të mbahet për shkak të mos vonesës së dialogut Kosovë-Serbi, pra arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, kërkesë kjo e bërë për partitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo po ndodhë për shkak të vonesës që ka bërë Kosova duke bllokuar dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet që ka dëmtuar Qeveria Haradinaj me SHBA’të dhe BE’në./gazetametro.net

Me 6 tetor zgjedhjet e reja, vetëm 10 ditë fushatë nga partitë

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë