Loading…

Konfirmohen raportimet e Metros, Pupovci: Ia kam komunikuar Kurtit e Nagavcit dorëheqjen që nga tetori

  • 24/11/2022 | 21:45

Konfirmohen raportimet e Metros, Pupovci: Ia kam komunikuar Kurtit e Nagavcit dorëheqjen që nga tetori

Dukagjin Pupovci ka konfirmuar raportimet e Metros se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit. 


Pupovci për Gazetën Express tha se dorëheqjen e tij ia ka komunikuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryeministrit Albin Kurti që nga muaji tetor.

Ai tha se arsyet e dorëheqjes janë personale, ndërsa dorëheqjen formale nuk e ka paraqitur akoma.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar Ministres Nagavci dhe Kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me Ministren e Kryeministrin. Edhe  pasi të jem larguar nga posti i tanishëm do të mbetem aktiv në fushën e arsimit”, tha Pupovci.

Jep dorëheqje zëvendësministri Dukagjin Pupovci

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë