Ditë më parë Gazeta Metro duke iu referuar ekspertit të çështjeve të sigurisë Drizan Shala, raportoi se Forca e Sigurisë së Kosovës rrezikon të mbetet pa karburante dhe lubrifikantë pasi që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë më 19 prill të këtij viti, ka pezulluar lejet e importit për kompanitë furnizuese për këtë institucion, shkruan Gazeta Metro.
Ndërsa sot është mësuar se kazermat e Gjilanit, Ferizajit si dhe kazerma Adem Jashari tani më kanë mbetur pa karburante.
Burime të Metro thonë se edhe Garda Kombëtare ka mbetur pa naftë, ndërsa këto institucione po furnizohen nga rezervat e pakta të cilat janë në shterrim e sipër të cilat ndodhen në Istog dhe Mitrovicë.
“Petrol Company, Kosova Rafinery, Kulla Exim dhe In Oil, janë kompanitë e dyshuara, të cilave u janë pezulluar lejet”, kishte thënë më 19 prill, ministrja Rozeta Hajdari në një konferencë për media bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.
Lidhur me këtë çështje readaksia jonë të premten ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes, por ata nuk kanë kthyer përgjigje ende./gazetametro.net
Eksperti i sigurisë alarmon se FSK rrezikon furnizimin me karburante dhe lubrifikantë