Loading…

Konfirmohet ardhja e Escobar në Kosovë: I bashkohem Lajcak në inkurajimin e liderëve për normalizimin e marrëdhënieve

  • 26/01/2022 | 15:58

Konfirmohet ardhja e Escobar në Kosovë: I bashkohem Lajcak në inkurajimin e liderëve për normalizimin e marrëdhënieve

Departamenti i Shtetit Amerikan ka konfirmuar se i Dërguari i Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të vizitojë si Kosovën dhe Serbinë së bashku me homologun e tij nga BE, Miroslav Lajcak, për të rinisur dialogun për normalizim të marrëdhënieve, transmeton Gazeta Metro.


Kjo ofensivë diplomatike e lehtësuesit dhe mbështetësit të dialogut mes Kosovës e Serbisë ishte paralajmëruar dje nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, në konferencë për shtyp pas takimit me kryeministren serbe Ana Brnabic.

Vizita ishte paralajmëruar edhe më parë nga vet Escobar por pa caktuar datën dhe agjendën. Tani është mësuar se vizita do të nisë me 30 janar dhe do të zgjasë deri me 4 shkurt.

Një zyrtar evropian i kë thënë televizionit Klan Kosova se sa i përket BE-së në bisedat që pritet të mbahen me palët në terren, vend të veçantë, do ketë  mundësia e pajtimit me një “Formulë të re” që Kosova të lejoj në tokën e saj mbajtjen e zgjedhjeve  presidenciale e parlamentare të  Serbisë që mbahen më 3 Prill.

Borrell dje nga Brukseli kishte dalë i rreptë ndaj palëve, por në dallim me kujdesin e treguar zakonisht kishte veçuar palën kosovare si më ngurruese në dialogun e Brukselit.

“Mirëpres gatishmërinë e Serbisë për tu angazhuar në dialog. Dhe do t’ia bëjë të qartë Kosovës edhe një herë, që dialogu nuk po bëhet vetëm sa për sy e faqe, por është krucial për vazhdimin e rrugëtimit evropian. Bashkë me Lajcak, do të vazhdojmë përgatitjen e një takimi të ri në Bruksel, por kjo do të ndodhë kur dy palët do të jenë të gatshme për t’u pajtuar për rezultate pozitive. Për këtë z. Lajcak dhe unë do të vazhdojmë të bisedojmë me dy palët, në veçanti me Kosovën, sepse në këto momente po tregon më shumë mos dëshirë për tu kthyer në dialog. Dhe për këtë Lajcak do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi, së pari në Kosovë, javën e ardhshme, bashkë me z. Escobar, për t’u takuar me liderët politik dhe për të shtyrë palët që dialogu të rifillojë përsëri”, ka thënë Borrell në konferencë për media./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë