Loading…

Konfirmohet ardhja e re te Kosova, përforcohet sulmi

  • 30/06/2020 | 17:18

Konfirmohet ardhja e re te Kosova, përforcohet sulmi

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar se Andi Zeqiri ka zgjedhur të luajë për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Andi Zeqiri ka pranuar ftesën nga Kosova, duke braktisur kështu Zvicrën, aty ku kishte kaluar të gjitha grupmoshat.

Kjo është konfirmuar tashmë edhe nga menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, i cili e vlerësoi Zeqirin më lartë se Kemal Ademini, me këtë të fundit që ka refuzuar ftesën e Kosovës.

(Andi Zeqiri / Lausanne Sport).

“Ka më shumë se një vit që jemi duke kontaktuar me Ademin, por Zvicra në fund arriti ta bindte dhe këtë e shoh si kundërpërgjigjje për Andi Zeqirin, i cili e refuzoi Zvicrën dhe pranoi ftesën tonë. Nëse do të kisha rastin të zgjedhja mes Ademit dhe Zeqirit, do ta zgjedhja këtë të fundit pa u menduar dy herë” – tha shala për ‘Zërin’.

Ndryshe, Andi Zeqiri është pjesë e Laussane-Sport në kategorinë e dytë të futbollit zviceran. 20 vjeçari luan në pozitën e sulmuesit dhe deri më tani ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Zvicrës, teksa së fundmi ishte pjesë e U21. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë