Loading…

Konfirmohet artisti i dytë ndërkombëtar që do të marrë pjesë në ‘Sunny Hill Festival 2022’

  • 21/05/2022 | 21:29

Konfirmohet artisti i dytë ndërkombëtar që do të marrë pjesë në ‘Sunny Hill Festival 2022’

Është konfirmuar edhe artisti i dytë që do të performojë në edicionin e tretë të festivalit ‘Sunny Hill’, transmeton Gazeta Metro.


Fjala është për një ndër reperët më të të mirë britanik, AJ Tracey i cili do të performojë për herë të parën në një ndër prej festivaleve më të njohura tashmë në rajon.

Përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të ‘Sunny Hill’ është konfirmuar pjesëmarrja e tij.

”Një nga reperët britanikë më të shkathët të kohës sonë do të ndezë skenën e Sunny Hill Festival 2022! Gjithmonë duke marrë parasysh drillin, afrobeatin me lëvizje madhështore dhe këngët e suksesshme të AJ Tracey do të na zhvendosin të gjithëve në një dimension tjetër,” thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se ngjarja më e madhe kulturore në vend do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht të këtij viti. Ajo po rikthehet pas dy vitesh dhe tashmë nuk do të mbahet në parkun e Gërmisë por në Bërnicë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë