Loading…

Konfirmohet: Cillian Murphy do të luajë rolin kryesor në filmin e ri të Christopher Nolan

  • 11/10/2021 | 18:18

Konfirmohet: Cillian Murphy do të luajë rolin kryesor në filmin e ri të Christopher Nolan

Është konfirmuar zyrtarisht që aktori Cillian Murphy, do të luajë rolin kryesor në filmin e ardhshëm të Christopher Nolan.


Pas luftës së nxehtë për të drejtat e prodhimit për filmin e tij të rradhës, Christopher Nolan, duket se e ka gjetur yllin që do të luajë rolin kryesor në filmin e tij të ri.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kompania filmike Universal Pictures dhe Nolan, kanë konfirmuar se aktori që do të marrë rolin e shkencëtarit J. Robert Oppenheimer, i njohur si “babai i bombës atomike”, do të jetë Cillian Murphy. Filmi pritet të fillojë xhirimet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të shfaqet për publikun më 21 Korrik të vitit 2023.

45-vjecari Murphy njihet më së shumti nga roli i tij në serialin e famshëm ‘Peaky Blinders’. Ai e nisi fillimisht karrierën e tij si vokalist i një grupi rock-u për të vijuar më pas si aktor ku edhe gjeti mjaft sukses.

I shkruar dhe xhiruar nga vetë Nolan, filmi bazohet në librin fitues të çmimit Pulitzer “Prometeu Amerikan: Triumfi dhe tragjedia e J. Robert Oppenheimer” nga shkrimtarët Kai Bird dhe i ndjetr Martin J. Sherëin i cili vdiq javën e shkuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë