Loading…

Konfirmohet, në takimin me Hahn u fol për zgjedhje të parakohshme

  • 11/11/2016 | 22:43

Konfirmohet, në takimin me Hahn u fol për zgjedhje të parakohshme

Pas përfundimit të takimit, liderët e dy partive më të mëdha në vend, Kadri Veseli i PDK-së dhe Isa Mustafa i LDK-së nuk janë prononcuar për media.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për Klan Kosova, se ka pasur shumë mospajtime në mes opozitës dhe pozitës gjatë këtij diskutimeve.

Në anën tjetër, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se në takimin me Johannes Hahn dhe Ulrike Lunaçek ka folur edhe për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, por tha se nuk ka marrë ndonjë qëndrim nga ai për këtë rast përveç shprehjes së ngushëllimeve.

Ai tha se Vetëvendosje i ka bërë të ditura sërish qëndrimet se janë kundër demarkacionit në formën aktuale me Malin e Zi.

Ramush Haradinaj ka thënë poashtu se është përmendur dhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme./Insajderi.com

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë