Gazetari i famshëm, Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter para pak minutash ka konfirmuar rikthimin e Paul Pogbës në Juventus, transmeton Gazeta Metro.
Romano i cili njihet për saktësinë e tij në lëvizjet e futbollistëve ka shkruar se marrëveshja mes lojtarit dhe ‘Zonjës së Vjetër’ tashmë ka përfunduar dhe ai në fillim të korrikut do të nënshkruaj me klubin italian.
”Paul Pogba në Juventus, konfirmohet dhe ja ku po shkojmë! Marrëveshja tashmë është përfunduar për një transferim falas. Marrëveshja do të nënshkruhet në fillim të korrikut, është e kryer dhe e vulosur,” thuhet në postimin e tij.
Juventus para gjashtë vitesh e kishte shitur mesfushorin te Manchester United për një shumë rekorde për atë kohë, rreth 100 milionë euro dhe tani është e gatshme ta rikthej francezin si lojtar të lirë.
Ai për ‘Djajtë e Kuq’ gjatë këtyre viteve është paraqitur në 233 ndeshje, ku ka realizuar 39 gola dhe ka regjistruar edhe 51 asistime. /gazetametro.net
Paul Pogba to Juventus, confirmed and here we go! Full agreement now completed on a free transfer. Deal to be signed at the beginning of July, it’s done and sealed. 🚨⚪️⚫️ #Juve
Pogba will be in Italy in two weeks. Juve sold him for €100m six years ago – now he’s back for free. pic.twitter.com/YNyyOlmSUE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 23, 2022