Pacientja 82 vjeçare nga Tirana, e cila ka rezultuar pozitiv për koronavirus, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.
82 vjeçarja ishte duke marrë trajtim rreth 5 ditë në këtë spital, por dy ditët e fundit gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua tej mase, dhe pavarësisht nga tentimet e stafit shëndetësor ajo nuk arriti të mbijetonte.
E moshuara kishte edhe probleme të tjera shëndetësore si: Astmën bronkiale, hypertension, Podagra- dhe është viktima e 12 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerës, dhe ka vazhduar t’u bëjë apel qytetarëve që të respektojnë distancimet sociale dhe izolimin, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit./gazetametro.net