Loading…

Konfiskohen armëmbajtje pa leje

  • 23/11/2016 | 09:54

Konfiskohen armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka bastisur dhe ka konfsikuar armë pa leje në tri lokacione të Kosovës.

Gjatë një bastisje në shtëpinë dhe lokalin e një të dyshuari në Kamenicë, Policia e Kosovës, ka gjetur dhe ka konfsikuar një karikator i armës AK-47, dy karikator të armës “TT” pa fishekë si dhe pesë krehër të armës gjysmëautomatike.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një karikator i armës AK-47, dy karikator të armës “TT” pa fishekë si dhe pesë krehër të armës gjysmëautomatike. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin 24 orësh nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu në raport thuhet se edhe në një fshat të Pejës në Kosuqir, njësiti i hetimeve ka bastisur një shtëpi dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me tre karikatorë një plumb aktiv i kalibrit 7.63 mm, ndërsa edhe një granatë dore është tërhequr nga njësitet e deminimit.

Edhe një thikë u konfiskua nga Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli të një veture Golf e cila ishte me targa vendore ne Magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë