Loading…

Konflikt mes dy shteteve terroriste, thonë që për ujë: Talebanët thonë se edhe do ta pushtojnë shpejt Iranin

  • 29/05/2023 | 17:22

Konflikt mes dy shteteve terroriste, thonë që për ujë: Talebanët thonë se edhe do ta pushtojnë shpejt Iranin

Talebanët kërcënuar të dielën se do ta pushtojnë Iranin pas tensioneve që janë rritur ku kanë mbetur tre persona të vdekur shkaku i mos pajtimeve mes Iranit dhe Afganistanit sa i përket çështjes së furnizimit me ujë nga burimet ujore kufitare, transmeton Gazeta Metro.


Në një video të publikuar nga një komandant i talebanëve, ai paralajmëron se do ta luftojnë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit me më shumë pasion se që luftuan SHBA”në. Ai shtoi se ata do ta pushtojnë Iranin në momentin që do ta japë lidershipi taleban dritën e gjelbër.

Mediat iraniane nuk kanë shpjeguar për çfarë kanë ndodhur përplasjet. Një raport pretendoi se ka pasur shtënie me armë në kufi pasi që forcat iraniane të sigurisë kanë hasur në trafikantë të drogës. Irani gjithashtu pretendon se talebanët kanë shtënë në kufi ndaj forcave iraniane të sigurisë ndërsa talebanët pretenduan të kundërtën.

Mediat tjera si Associated Press dhe Iran International kanë raportuar se përplasjet kanë ardhe si pasojë e mos pajtimeve sa i përket lumit Helmand që kufizohet me dy shtetet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë