Loading…

Konflikti Izrael-Palestinë, SHBA: Jemi të gatshëm të ndihmojmë për armëpushimin

  • 16/05/2021 | 21:22

Konflikti Izrael-Palestinë, SHBA: Jemi të gatshëm të ndihmojmë për armëpushimin

Sot në një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB, Shtetet e Bashkuara informuan Izraelin, palestinezët dhe palët e tjera të interesuara se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje “nëse palët kundërshtare duan një armëpushim”, në mënyrë që të ndalojnë dhe t’i japin fund dhunës në Gaza.


“Shtetet e Bashkuara kanë punuar pa u lodhur për t’i dhënë fund konfliktit përmes kanaleve diplomatike, pasi besojmë se izraelitët dhe palestinezët kanë të drejta të barabarta për sigurinë,” tha ambasadorja amerikane pranë OKB-së Linda Thomas-Greenfield, raporton Reuters.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili kryesoi seancën e sotme, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të “marrin përgjegjësi, të marrin një qëndrim dhe, së bashku me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, të mbështesin Këshillin e Sigurimit në qetësimin e situatës”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë