Loading…

Konfrontim i hapur Nikolic-Vucic për Kosovë

  • 30/11/2016 | 09:58

Konfrontim i hapur Nikolic-Vucic për Kosovë

Derisa zgjedhjet presidenciale po afrohen në Serbi, dhe dy ish bashkëpartiakët, presidenti serb Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vucic pritet të garojnë për pozitën e të parit të shtetit, ata kanë filluar të konfrontohen publikisht për shumë tema, duke përfshirë edhe atë të Kosovës, shkruan gazeta serbe Blic.


Nikolic ditë më parë tha se në rast se Kosova bëhet anëtare e UNESCO-s, do të propozonte ndërprerjen e bisedimeve me Prishtinën, transmeton gazetametro.net.

“Është e pakonceptueshme që Kosova të jetë anëtare e UNESCO-s pa u diskutu kjo temë në negociatat e Brukselit. Në rast se Kosova arrinë të marr votat e majtueshme për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, do të propozojë për t’i dhënë fund bisedimeve me Prishtinën, që t’i japim mundësi popullit tonë të jetojë më mirë se më parë, në Kosovë e edhe në pjesë tjera të Serbisë”, ka thënë Nikolic.

Nga ana tjetër, kryeministri Vucic ka thënë se Serbia do të luftojë për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Nuk dua të paragjykoj asgjë. Ne do të duhet të luftojmë që Kosova të mos jetë anëtare e UNESCO-s. Detyra jonë është që të bisedojmë me shqiptarët”, ka thënë Vucic duke kundërshtuar hapur presidentin Nikolic në deklarimin e tij se Beogradi do të ndërpres bisedimet me Prishtinën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë