Loading…

Kongresi Amerikan po shqyrton shkarkimin e presidentit Trump përsëri

  • 13/01/2021 | 20:19

Kongresi Amerikan po shqyrton shkarkimin e presidentit Trump përsëri

Nancy Pelosi përfaqësuesja në kongres nga California për partinë demokratike dhe kolegët e saj pas zgjedhjes së Trump si president në 2016’n kishin pretenduar me një histeri jo të zakonshme edhe për ta, se zgjedhjet ju ishin ‘rrëmbyer’. Këto pretendime ende janë në Twitter , askush nuk ja ka fshirë apo paralajmëruar se këto pretendime janë të pabaza, siç ja bënë Trump. Tani disa demokratë po pretendojnë se duhen spastruar e ‘riedukuar’ ato media të cilët përhapën ‘dezinormata’, transmeton Gazeta Metro.


Derisa në Kongresin Amerikan po diskutojnë për shkarkimin e Presidentit Amerikan Trump këtë të mërkurë e debati për lirinë e fjalës jashtë kodrës Capitol në shoqërinë amerikane po kryhet larg vështrimit të publikut. Sipas sondazheve qytetarët amerikanë janë të shqetësuar për veprimet e fundit të gjigantëve teknologjik, nga të dyja krahët, si demokratët dhe ata më konservatorët. Nuk janë të interesuar as të shkarkojnë Trump tani 7 ditë para inaugurimit të Biden, duke e vlerësuar si shpenzim kot i parave si dhe për shkak të përvojave paraprake të përpjekjeve të dështuara e të pabaza të demokratëve për shkarkimin e Trump. Thjeshtë duan që kësaj katrahure t’i vihet kapaku.

Fjala e lirë, i pari amendament në kushtetutën amerikane qartazi po i mohohet presidentit Trump, që po akuzohet se ka nxitur dhunën dhe rebelimin me 6 janar. Trump dhe kolegët e tij republikanë nuk kishin kërkuar që të sulmohej dhe as të kryhej grusht shteti atë ditë, por fajësohet nga shumë se i kishte shtuar zjarrit kur nuk duhej, me pretendimet e tij se zgjedhjet i ishin vjedhur pa arritur ta dëshmonte. Trump dhe republikanët me 6 janar do të duhej të hiqnin dorë pas harxhimit të argumenteve dhe procedurave.

Nancy Pelosi që ishte Spikere e Kongresit dhe vazhdon të jetë bashkë me kolegët e saj 4 vite kishin tentuar t’i mohonin legjitimitetin e zgjedhjeve të 2016’s. Pretendimet e tyre ishin se kishte ndërhyrë Rusia në anën e Trump. Pas hetimit gati tre vjeçar të Këshilltarit të Posaçëm të Departamentit të Drejtësisë, Robert Mueller, doli që asnjë pretendim i tyre nuk ishte i vërtetë. Madje më e rënda u zbulua se nuk kishte bazë as për hetim, dhe kishte pasur shkelje të rënda për nisjen e hetimit.

Të gjitha pretendimet e Presidentit Trump se kjo ishte një ndjekje e shtrigave dolën të ishin të sakta. Nuk u turpëruan demokratët e vazhduan thuaja se nuk kishte ndodhur asgjë. Njejtë bënë edhe mediat mbështetëse të demokratëve që e kishin biznes mbajtjen e histerisë me ballina për Trumpin e tmerrshëm e portokalli.

Madje tentuan ta shkarkojnë njëherë duke e ditur që nuk kanë bazë dhe as nuk po ja dilnin të bindin as publikun që nuk i shpëtonte se ky ishte vit zgjedhor. Kjo kishte ndodhur në janar të vitit 2020 në fillimet e pandemisë Covid-19.

Kjo nuk është diçka e re në partinë demokratike të pas Bill Clinton. Njejtë ishte mohuar legjitimiteti i zgjedhjeve të presidentit republikan George Bush të riut, as pas vendimit të Gjykatës Supreme Amerikane.  Tendenca që të mohohet edhe kandidatët e republikanëve për gjykatën supreme, të tre prej tyre gjatë mandatit të Trump, me akuza të shpikura të ngacmimit seksual për njërin, të dy të tjerët thjeshtë ishin konservatorë dhe shumë të ‘krishterë’ ishte parë si mbulim i dështimeve të demokratëve në garën politike.

Nancy Pelosi që menjëherë pas 6 janarit kishte kërkuar takim me shefin e shtabit të Ushtrisë Amerikane Mark Milley ku i kishte kërkuar atij që t’i refuzonte urdhrat e presidentit amerikan për shkak të nxitjes së trazirave sipas saj kryengritëse. Pelosi në dukje kishte harruar se kjo kërkesë në vetvete është grusht shteti, por nuk e kishte harruar gjenerali Milley që e refuzoi atë.

Pelosi ende e ka në Twitter pretendimin se zgjedhjet ju vodhën në 2016’n. Twitter nuk ja ka fshirë ende, e konservatorët po tallen se edhe nuk duhet të ja fshijnë.

Ideja se dhuna me 6 janar ishte e paprecedent në SHBA dhe se policia i kishte ruajtur të bardhët amerikanë, për dallim prej afrikano amerikanëve që ishte pretendim i demokratëve dhe vet presidentit të zgjedhur Joe Biden, thjeshtë janë të pasakta.

Black Lives Matter dhe Antifa tërë verën e pranverën kanë protestuar, djegur, plaçkitur dhe autoritetet e qyteteve amerikane, shumica e mediave, e demokratët shkonin aq larg sa i quanin protesta kryesisht paqësore. Ende i arsyetojnë demokratët ato dhe viktimat që i shkaktuan. Konservatorët nuk pajtohen me trajtimin e George Floyd nga polica amerikane, që vdiq pas arrestit. Mbështetën protestat e u pajtuan se duhet shqyrtuar reforma e zbatimit të rendit dhe policisë. Nuk mjaftoi, George Floyd u shndërrua në simbol për pretendimin se e gjithë kultura amerikane qenka raciste në thelb dhe duhen reforma të thella, si dhe duhet të shpërbëhet e policia. Menjëherë u veshën me rroba afrikane Pelosy dhe demokratët, i përfshinë këto si parime dhe qëndrime në fushatë elektorale. Gati ju kushtuan me humbjen e Kongresit pas republikanët ju morën 8 vende, për shkak të këtyre pretendimeve që nuk mbështeten as nga elektorati i tyre.

Dy prej viktimave të 6 janarit, polici që vdiq duke u përballur me protestuesit ishte mbështetës i flaktë i presidentit Trump. Këtë e kishte thënë një ish asistente e përfaqësueses demokrate Nancy Pelosy. Oficeri dhe ajo ishin shkëmbyer tallje dhe ngacmime gjatë zgjedhjeve vitin e kaluar si dhe para katër viteve, madje ai e kishte ngushëlluar atë kur kishte fituar Trump në 2016’n, ishin miq. Ai vdiq duke mbrojtur Kongresin.

Gruaja që vdiq brenda kongresit pasi u qëllua nga policia në fyt me plumb ishte veterane e forcave ajrore amerikane, kishte shërbyer për 14 vite. Një mbështetëse e flaktë e presidentit Trump dhe një patriote amerikane ajo nuk ishte e dhunshme kur kishte hyrë nga dritarja, thjeshtë kishte rastisur në pjesën e ndërtesës ku kishte dhunë për dallim nga disa prej pjesëve tjera ku nuk kishte dhe protestuesit nuk po vandalizonin ndërtesën. Ajo u qëllua sapo zbriti nga dritarja, pasi u godit nga plumbi kishte thënë ‘mirë jam, është në rregull mos u shqetësoni’ , ishte rrëzuar dhe kishte humbur vetëdijen. Ishte shpallur e vdekur në spital.

Gjatë seancës të së mërkurës ku po diskutojnë shkarkimin e Trump kongresistja e re amerikane nga radhët e republikanëve, Nancy Mace, tha se të dyja palët kanë faj për krizën e shkaktuar me retorikën e tyre që kontribuoi në shpërthimin e dhunës. Mace në adresimin e saj të parë tha se ata janë aty për të zgjidhur problemet jo për t’i shkaktuar ato. Ajo ju kërkoi përfaqësuesve të pranojnë se me 6 janar nuk ishte dita e parë kur kishte dhunë në SHBA. Kemi parë dhunë për nëntë muaj rresht kishte thënë ajo, duke ju kujtuar kolegëve demokratë këtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë