Loading…

Kongresi i parë i kryetarëve të komunave Kosovë-Shqipëri do të mbahet në nëntor

  • 03/07/2020 | 20:03

Kongresi i parë i kryetarëve të komunave Kosovë-Shqipëri do të mbahet në nëntor

​Kongresi i parë i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë do të mbahet në nëntor të këtij viti, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili tha se me këtë paltformë do të identifikohen fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.

“Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Sot, u pajtuam që në Nëntor të këtij viti, t’i hedhim hapat e parë të bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Kryetarëve të Komunave (K3), platformë kjo që do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik. Dimension i veçantë, i këtij bashkëpunimi është që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë