Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur pak çaste më parë Delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kongresistët amerikanë rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën, duke falenderuar Veselin për mikpritjen
Pjesë e delegacionit ishin Peter Roskam në cilësinë e udhëheqësit, edhe kongresisti në Komisionin e Partneritetit të Dhomës për Demokraci, David Price, kongresisti Adrian Smith dhe kongresisti Gerry Connolly.
“Pas vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshiroj të potencoj një rimbështetje të amerikanëve ndaj nesh, unë jam shumë krenar që jam sot këtu para jush, duke falënderuar kongresmenët amerikan që janë këtu me ne, për t’i dhënë një shtytje edhe më të fuqishme bashkëpunimit në mes Kosovës dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh lideri i PDK-së, raporton gazetametro.net
“Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli, duke thënë se kongresistët amerikanë përcjellin mesazhin e lirisë dhe demokracisë.
“Ne kemi lidhje me parlamentin e Kosovës sepse ne besojmë se një Kosovë e fortë ka nevojë për një parlament të fortë. Kosova është ndalesa jonë e parë, sepse ky shtet është shumë i rëndësishëm. Ne jemi këtu ne demokraci në një vend që meriton të festohet, sado që ne ne e dimë që ka ende sfida”, u shpreh kongresisti amerikan Peter Roskam
Roskam shtoi se një Kosovë stabile është diçka që ka rëndësi për të gjithë në një botë demokratike.
“Është shumë mirë të jem në Kosovë,kjo ndjenjë është e përbashkët, sepse vendi ynë ka investuar në të ardhmen tuaj, prandaj kjo është një lidhje e veçantë. Pjesë e qëllimit tonë është se pavarësisht ndryshimeve që ndodhin në vendin tonë, ne kemi interes në Ballkan, e veçanërisht në Kosovë”, përfundoi amerikani David Price. /gazetametro.net