Loading…

Kongresmenët amerikanë i shkruajnë Biden’it, kërkojnë drejtësi për vëllezër Bytyqi dhe Vasfije Krasniqi

  • 09/12/2021 | 22:10

Kongresmenët amerikanë i shkruajnë Biden’it, kërkojnë drejtësi për vëllezër Bytyqi dhe Vasfije Krasniqi

Vëllai i Vasfije Krasniqi ka bërë të ditur kongresmen amerikanë i kanë dërguar Presidentit amerikan, Joe Biden një kërkesë ku bëhet thirrje që çështja e vëllezërve Bytyqi, si dhe rasti i Vasfije Krasniqi Goodman të jenë në agjendën e tij, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në Facebook, Nafil Krasniqi vëllai i Vasfije Krasniqi ka bërë të dije se kongresmenët amerikanë i kanë kërkuar presidentit amerikan, Jode Biden që ta ketë në agjendën e tij çështjen e vëllezërve Bytyqi, si dhe rasti i Vasfije Krasniqi Goodman .

“Sot, Presidenti Biden, ka pranuar kërkesën nga Kongresmen të Kongresit Amerikan të cilët i, bëjnë thirrje Presidentit që qështja e vëllezërve Bytyqi, si dhe rasti i Vasfije Krasniqi Goodman të jenë në agjenden e Tij”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kërkesa për drejtësi
Sot, Presidenti Biden, ka pranuar kërkesën nga Kongresmen të Kongresit Amerikan të cilët i, bëjnë thirrje Presidentit që qështja e vëllezërve Bytyqi, si dhe rasti i Vasfije Krasniqi Goodman të jenë në agjenden e Tij.
Ne vërtetë jemi të vendosur të kërkojmë drejtësi, dhe kërkesa jonë shkon përtej rastit tonë si i vetëm, ne jemi të vendosur që për viktimat civile drejtësia të vihet në vend, sigurisht se ne, nuk do të mund të arrinim deri këtu pa mbështetjen e shumë personaliteteve, sidomos jo pa vendosmerinë e Këshilltarit Mark Gjonaj si ideator e mbështetës i marshit Rallyforherjustice, i cili kishte dhe ka vizion të qartë se si qështja e Vëllezërve Bytyqi, rasti i Vasfijes, por edhe i mbi 20 mijë të mibjetuarave/ëve të jetë në agjendën e Kongresmenëve, Presidentit si dhe Kongresit Amerikan, andaj ne presim që këto ditë të kemi lajme edhe më të mira dhe atë falë, edhe një herë po e theksoi Mark Gjonajt, si dhe Vera Mjeku, e cila, përgjatë të gjitha takimeve (mbi tridhjet sosh) me Kongresmen dhe përfaqësues të institucioneve të SHBA-së ka arsyetuar në mënyrë thelbësore-profesionale-humane nevojën për drejtësi.
Ju faleminderit.
Për ne nuk ka alternativ tjetër përveçse DREJTËSI!!!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë