Loading…

Kongresmeni Amerikan, Eliot Engel: Qeveria e re të ketë bazë sa më të gjerë

  • 18/11/2019 | 20:28

Kongresmeni Amerikan, Eliot Engel: Qeveria e re të ketë bazë sa më të gjerë

Kongresmeni Amerikan, Eliot Engel, ka thënë se shpreson që Qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë, në mënyrë që të trajtohen të gjitha sfidat, shkruan Gazeta Metro.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Engel ka thënë se Qeveria e re duhet të ketë sa më shumë njerëz të përfshirë në koalicion, të  trajnohen sfidat, pasi vendi po përballet me disa probleme.

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

Tutje, ai ka bërë të ditur se me rolin që ka, do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë.

“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”

Engel në fund shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë