Loading…

Konjufca bëhet fort nervoz me deputetët: Çfarë Trusti, po e ndërprej vëlla edhe ditën e mirë

  • 22/06/2022 | 16:14

Konjufca bëhet fort nervoz me deputetët: Çfarë Trusti, po e ndërprej vëlla edhe ditën e mirë

Përderisa nuk ka kuorum në seancën e Kuvendit, ku në rend ditë është edhe Trusti, i pari i Kuvendit është indinjuar me mungesën e deputeteve në seancë, ai ka vendosur që të largohet nga Kuvendi duke thënë se seanca vazhdon nesër në ora 10:00, shkruan Gazeta Metro.


Konjufca ka qenë i ashpër me deputetët që nuk po shkojnë në seancat e plenare për t’i kaluar Projektligjet, ai ka thënë se nuk do të ketë as Trust sot, meqë deputetët po mungojnë.

“Po e ndërpremë krejt seancën shkojmë krejt ka shpija ecim, çfarë Trusti”, tha Konjufca.

Përderisa disa deputetë nga opozita kërkonin mos të bëjë një gjë të tillë, pasi në rend të ditës është edhe tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti. Por pavarësisht kësaj, kryeparlamentari u shpreh i vendosur në ndërprerjen e seancës.

Tutje i pari i Kuvendit i indinjuar me situatën e mungesës së deputetëve të të gjitha partive parlamentare, ka thënë se s’ka Trust, ose funksionon Kuvendi ose nuk funksionon.

A e ndërprejmë seancën krejt se nuk ka kuptim kështu, çfarë Trusti. S’ka Trust çfarë Trusti, ose funksionon Kuvendi ose nuk funksionon. Pe ndërprej vëlla edhe ditën e mirë. Nuk ka kuorum për të vazhduar tutje, vazhdojmë nesër në ora 10:00″, tha Konjufca.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të dytë vetëm Projektligjin për akcizën në produktet e duhanit.

Ndërsa dështuan të miratoheshin Projektligji për Këshillin Prokurorial, Projektligji për markat tregtare dhe Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë