Loading…

Konjufca: Dikujt po i pengon që të ketë seancë për Astritin

  • 17/11/2016 | 10:22

Konjufca: Dikujt po i pengon që të ketë seancë për Astritin

Deputeti dhe njëherit shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka potencuar se dikujt brenda Kuvendit të Kosovës po i pengon që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar për rastin e Astrit Deharit.

Konjufca pasi që nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë foli para mediave duke thënë se ka një lidhje të drejtëpëdrejtë mes atyre që po bëjnë çmos që seanca e jashtëzakonshme mos të mbahet dhe asaj që i ka ndodhur në burg Astrit Deharit.

“Dikujt po i pengon shumë në Kuvendin e Kosovës që të diskutohet për vdekjen e Astrit Deharit. Kujt i dhemb shpalosja e të vërtetës për atë që ka ndodhur. Pikërishtë ata që po e minojnë mundësinë e mbajtjes së seancës e kanë një far llojë përgjegjësie”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë.

Mbledhjen e Kryesisë e ka braktisur edhe përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj. Ai, para mediave tha se ka marrë ftesë që tre herë, e seanca nuk po mbahet.

“Në ditën ndërkombëtare të studentëve nuk po thirret seanca për vdekjen e dyshimtë të një studenti. Këtyre temave duhet t’i jepet përgjigje. Kjo të shtynë të dyshosh se diçka ka ndodhur në burgun e Prizrenit”, tha Lekaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë