Loading…
Konjufca e quan analfabete Haxhiun
  • 15/04/2019 | 19:56

Konjufca e quan analfabete Haxhiun

Në shqyrtimit të parë të Projektligjit për Diasporën në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK, Teuta Haxhiu drejtoi akuza ndaj deputetit të VV-së Glauk Konjufca, transmeton Gazeta Metro.


Ajo e akuzoi se ka marrë pjesë në shtetet ku qëndrojnë mërgata e Kosovës lidhur me projektligjin në fjalë dhe sot GP i VV nuk e përkrah Projektligjin për Diasporën.

Haxhiu tha se është turp çfarë flet Konjufca.

“Për mua është turp, kur sot thua, jemi keqkuptuar me ministrin, kur nuk u keqkuptove sa ishe nëpër turne. Shpenzim i parasë së buxhetit të Kosovës dhe keqpërdorim, ka qenë ai turne. Prej sot fillon puna e komisionit, fillon puna e deputetëve. Brenda dy leximeve punojnë deputetët dhe nuk mund më i thënë sot po të kushtëzojë. Dhe sot nëse thua se jemi keqkuptuar me ministrin, për mua është turp. S’e nuk e keqkuptuar në diasporë sa ke qenë. A ia ke thënë atje? Dhe nëse ia ke thënë atje, është turp që ke vazhduar katër turne, është dashur të kthehesh me të parin këtu”, tha Haxhiu.

Ndaj deklaratave të saj, ka reaguar deputeti Konjufca, i cili e ka quajtur analfabete deputeten e AAK-së duke i dhënë shpjegimet për pjesëmarrje si deputet në diasporë.

Ndërsa deputeti i VV-së, Glauk Konjufca replikoi duke thënë  se analfabet arrin të bëhen deputet.

“Me shumë keq ardhje për analfabetizmin e njerëzve që arrin me u zgjedh deputet në Kuvendin e Kosovës, të cilët thonë: “Prej juve paskan ardhur dy deputetë, prej neve veç një”. Po, veç një e kanë në Komision. AAK e ka vetëm një në Komision. LDK i ka dy, kanë ardhur dy, VV i ka dy, kanë ardhur dy. AAK e ka një, ka ardhur një. Nuk mundesh me i bë dy aty, edhe nëse do. Prej këtij analfabetizmi elementar në Kuvend, kur nuk e din deputetja këtë problem, për besë po përtoj me u marrë me tjerat”, iu përgjigj Konjufca deputetes Haxhiu. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë